Punonjësja e një banke të nivelit të dytë në Sarandë, e cila ishte vetëhelmuar, ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohet me helikopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr.4 në Sarandë, por fatkeqësisht ekonomistja me iniciale E.D., 37-vjeç nuk mundi të mbijetonte.
Burime policore bënë të ditur për “Panorama” se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare.
Vajza është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykate pas divorcit, i është caktuar atij kujdestaria.