BallinaKronikeFOTO/ Plan spektakolar arratisjeje? Policia greke gjen armë në qelitë e të...

FOTO/ Plan spektakolar arratisjeje? Policia greke gjen armë në qelitë e të burgosurve shqiptarë

spot_img

Dy pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, u gjetën nga oficerët e policisë pas kontrolleve të rrepta për gjashtë orë në qelitë dhe vendet e përbashkëta në burgjet e Korfuzit

Hetimi, i cili filloi në orën 22:00 të shtunën dhe përfundoi në 4 të dielën, ku u përfshinë përveç forcave të rendit dhe njësia anti-terroriste.

Pistoletat u gjetën të fshehura në vende publike siç tregohet në fotot e Protothema.

Sipas informacioneve të gazetës greke, në pavijonet në të cilat u zhvillua hetimi, po mbahen kriminelë “të rrezikshëm” shqiptarë, emra “të rëndë” në fushën e krimit.

Kërkimi, i cili fillimisht kishte për qëllim gjetjen e drogës, u krye në pavijonet Z dhe E të burgjeve pas informacionit kundër terrorizmit.

Policia tani po heton se për çfarë do të përdoreshin armët e gjetur, nëse kishte ndonjë plan arratisje mbresëlënëse ose kishin ndonjë plan tjetër për ndalimin dhe revoltën.

Në të njëjtën kohë, po hetohet se si armët hynë në burg dhe nëse ndonjë zyrtar i burgut është i përfshirë.

Ndërkohë, dy pistoletat janë dërguar për prova balistike për të përcaktuar nëse ato janë përdorur për të kryer krime.

/Panorama/

06092020-ereuna_kerkyra01406092020-ereuna_kerkyra01206092020-ereuna_kerkyra01006092020-ereuna_kerkyra00906092020-ereuna_kerkyra00706092020-ereuna_kerkyra00506092020-ereuna_kerkyra00606092020-ereuna_kerkyra00206092020-ereuna_kerkyra001

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular