Në 25 prill 2021 shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të parlamentit shqiptar.
Për partitë opozitare data 18 prill ishte data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa maxhoraca ishte e gatshme të shkonte në zgjedhje në çdo datë, me përjashtim të 2 majit e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen me kodin e ri zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.
Në dekretin e publikuar sot, kreu i shtetit thotë:
“Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.