Nga Dr. Ilir Allkja
Personalisht kam ndjekur me kujdes fillimet e “Nisma Thurje” !
Një lëvizje e disa intelektualëve të rrespektuar që denonconin pa kushte korrupsionin qeveritar , dhe perpiqeshin të ngjallnin shpresë në tokën e djegur.
Së fundmi në këtë grupim politik me profil të majtë paska aderuar Rudina Hajdari, e cila vjen nga një formacion politik tradicionalisht i majtë .
Rudina është e njohur edhe për qëndrimin në parlamentin e kriminalizuar , kundër vendimit politik që mori partia që e kandidoi, madje Rudina dhe kolegët e saj votuan të gjitha nismat ligjore (të paligjshme gjithsesi) që ndërmori klika e Ramës në parlamentin monist, duke u kthyer në patericë të qeverisë së partisë socialiste .
Rudina si deputete eshte më së shumti e njohur për gafat e shumta ne foltoren e parlamentit, duke u kthyer në një deputete groteske.
Por Rudina njihet si kryqesisht si vajza e njërit prej nismëtarëve të themelimit të Partisë Demokratike, por edhe si e bija e njerës nga gjyqtaret e korruptuara e të shkarkuar nga komisioni i vettingut.
A i bën nder nismës THURJE , një grupim i ri, me njerëz të rinj, aderimi në të, i një figure kaq të diskutuar e të dyshimtë ??
Per opinionin tim, JO !