Kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 8 të burgosur, pjesë e 20 të infektuarve me këtë virus ditën e djeshme.
Mesohet se janë kryer tamponët për një nga sektorët e katit të dytë, të burgut të sigurisë së lartë të burgut të Drenovës.
Burime bëjnë të ditur se të burgosurit janë transportuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në spitalin e burgut të Tiranës, ndërkohë po gjurmohen edhe raste të tjera brenda këtij sektori.