Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Saimir Hoxha, humbi jetën pasditen e djeshme në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë. Shqiptari me banim në Pisa u aksidentua në qytetin e Bolonjës.
Makina me të cilën po udhëtonte, humbi kontrollin duke dalë nga rruga, çka rezultoi fatale për 35-vjeçarin.
Së bashku me të ishte edhe pasagjeri, një italian 36-vjeçar, i cili u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital.
Përmbysja dhe rrokullisja disa herë e makinës “Toyota Yaris” rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.
Policia nuk ka dhënë një version zyrtar për shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit, ndërkohë që hetimi është ende në vazhdim.