BallinaAktualitetInfermierja e Spitalit të Kavajës doli pozitive, dalin rezultatet e testeve për...

Infermierja e Spitalit të Kavajës doli pozitive, dalin rezultatet e testeve për 17 të tjerë

spot_img

Kanë dalë pergjigjet e tamponëve per 17 persona, mjek dhe infermierë të Spitalit të Kavajës, pasi një infermiere e pavionit të pediatrisë rezultoi pozitive. Të gjithë personat që i janë nënshtruar tamponit kanë rezultuar negativë.

Lajmi i mirë ka gëzuar stafin e spitalit të Kavajës dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore lokale. Pas Infektimit të një infermiere të pavionit të maternitetit dje, personeli dhe pacientët e këtij pavioni ishin në ankth për përmasat që mund të kishte shkaktuar ky rast në ambientet e tyre.

Sipas protokollit, DSHP Kavajë kreu tamponët për të gjithë stafin dhe personat e kontaktit të infermieres së infektuar dhe sot kanë dalë edhe rezultatet. Fatmirësisht asnjë prej stafit të pavionit të maternitetit por edhe pavioneve të tjerë nuk ka rezultuar pozitiv.

17 testime të personave të kontaktit mjekë, infermierë dhe pacientë kanë rezultuar negative. Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal të tre në gjendje të stabilizuar.

Nga ana tjetër në Kavajë ka gjithsej mbi 70 persona të infektuar me koronavirus, ku pjesa dërrmuese e tyre janë karantinuar në shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular