Politikani i njohur, Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Politikani dhe arkeologu i njohur mësohet se ka pasur shqetësime prej disa ditësh, ndërsa ka refuzuar të shtrohet në spital.
Gjendja e tij dhe e bashkëshortes po ndiqet në kushtet e shtëpisë, ndërsa krahas trajtimit me medikamentet antiCovid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.