Gjatë 24 orëve të fundit, 62 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu nëpërmjet një postimi në Facebook.
Në total që nga fillimi i pandemisë betejën me Covid e kanë fituar 6346 qytetarë.
Po ashtu në përditësimin e fundit të të dhenave, Ministria e Shendetesise ben me dije se gjate 24 oreve e kane humbur betejen me virusin 2 paciente. Numri i viktimave qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 324.
“Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.