Policia nuk ka dhënë ende informacione lidhur mbi identitetin e personit të plagosur me armë zjarri në mbrëmje në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet.
Sipas burimeve të Syri Tv, i plagosuri thuhet se është një 30-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima është qëlluar 3 herë me armë zjarri.
Ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka qenë një konflikt i momentit apo atentat.
I riu mësohet po kështu se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.