Sot më 12 Shtator, nje Perfaqësi e Levizjes Studentore Shqiptare 90-91 perkujtoi diten e vrasjes së Azem Hajdarit. Azemi është Lider i Dhjetorit 90 që solli ndryshimet e mëdha demokratike ne Shqiperi dhe Heroi i saj.
Në këtë ditë perkujtojmë vrasjen e tij politike dhe reflektojmë mbi veprën dhe vizionin që ai ka lënë. Morën pjesë bashkëkohës ish studente te vitit 1990 dhe Miq te ndryshëm. Një kurorë nga LSSH 90-91 u vendos me këtë rast. Gjithashtu Ilir Dizdari, Albina Deda dhe Spiro Cura dhane vleresimin e tyre për Azemin dhe Veprën e tij. “Deshmoret e Kombit”
Kryetari i LSSh 90-91,z. Ilir Dizdari deklaroi me kete rast se:
Ne nuk e harrojme historine e Shqiperise ,historine tone ,ne jemi ketu per ne nderim te figures se Azem Hajdarit dhe vete simbolikat qe mbart kjo dite e 22 vjetorit te vrasjes ku Shqiperia humbi liderin e pare te demokracise . Lavdi Vepres se Azem Hajdarit,heroizmit dhe kujtimit të Tij.
12 shtatori/Studentët e dhjetorit përkujtojnë vrasjen e Azem Hajdarit: Ishte politike
RELATED ARTICLES