Policia ka dhene detaje per ngjarjen e ndodhur mbremjen e sotme ne Durres, ku nje person u dergua me plage ne spital.
Mesohet se behet fjale per shtetasin sirian me inicialet A.A., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, dyshohet se i plagosuri, i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.