Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar mbrëmjen e sotme për situatën e përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
Kreu i shtetit i kërkon autoriteteve qendrore dhe vendore “të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës”.
“Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!”, thekson Presidenti.
REAGIMI I PLOTE
Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!