Michael Bloomberg, miliarderi amerikan do të japë 100 milionë USD si ndihmë për fushatën e Joe Biden me qëllimin për të mposhtur presidentin amerikan, Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Bloomberg, sipas Reuters, shpenzoi 1 miliardë USD në nismën e tij të dështuar për të qenë kandidat për president, por ai mësohet se ka marrë një vendim në moment kritik, kur duhen edhe 51 ditë përpara zgjedhjeve, duke ndihmuar fushatën e demokratit Biden kundër Trump në Florida.
Sondazhet që tregojnë një garë të ngushtë në fushën e betejës dhe asnjë avantazh financiar për presidentin në detyrë, ndërsa votimet do të nisin në fund të këtij muaji.,
Supremacia fillestare financiare e Trump mbi rivalin Biden u avullua pasi fushata e Republikanëve kaloi lirshëm dhe mbledhja e fondeve Demokratëve u rrit pasi përfunduan zgjedhjet brenda partisë.
“Mike Bloomberg është i përkushtuar për të ndihmuar në mposhtjen e Trump dhe kjo do të ndodhë në shtetet e betejës”, tha këshilltari i Bloomberg, Kevin Sheekey, i cili shtoi se shpenzimet e ish-kryetarit të qytetit të Neë York-ut “do të nënkuptojnë se demokratët dhe stafi elektoral i Biden mund të investojnë madje më shumë në shtetet e tjera kryesore si Pensilvania, të cilat do të jenë kritike për një fitore të Bajden”.