Përveç një shtetasi italian, edhe një adoleshent ka mbetur i plagosur nga atentati që organizua pasditen e sotme ndaj Preng Gjinit në zonën e “Vasil Shantos” në Tirane
Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë kurimin e nevojshëm.
Shpërthimi ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar.
Nga lënda eksplozive e vendosur ndaj automjetit tip Benz ‘A Class’, mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini nga Rrësheni.