Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin e dënimit për Arbër Çekajn, në kamionin në pronësi të kompanisë së tij u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë.
Çekaj, pronar i kompanisë së importit të bananeve, “Arbi Garden”, është dënuar me 21 vite burg.
Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se i kishte kërkuar gjykatës që vendimi të bëhej me praninë e mediave.
Ai tha se nuk është pranuar asnjë kërkesë nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqtarja ka aplikuar për në Gjykatën e Apelit dhe se vendimet e këtyre gjyqtarëve bazohen mbi vendimet në dëm të të tjerëve.