Nga Isuf ÇELAJ
Unë nuk di asnjë deklaratë të Partisë Demokratike që ka anatemuar dialektin apo prejardhjen tënde Besa, aftësitë tua si Ministre Arsimi po, kumbarin e emërimit tënd, po. Megjithatë Besa, ti nuk u hoqe si e paaftë, sepse këtë kriter nuk e ka problem fare z.Rama dhe fatëkeqësisht nuk je e vetmja ministre e paaftë në kabinetin e tij, përpos faktit që shkollimi jot ishte shumë herë më i mirë se i pjesës më të madhe të ministrave të sotëm.
Fatëkeqësisht, atë që ka treguar herë pas here shenja të forta racizmi në të gjitha format, ju zonja Shahini e kishit përballë dhe shumë të tjerë, ishin apo janë më shumë se kudo, në gjirin e Partisë Socialiste që s’të konsideruan kurrë si “dorën e tyre”. Rracizmin ish shefi jot Besa, e tregoi që me heqjet nga puna në vitin 2013 të qindra e qindra shqiptarëve që flasin pak a shumë dialektin tënd Besa, tek mungesa e investimeve në qarqet e veriut, e deri tek bullizmi i hapur në takimet që bënte kryeminstri nëpër Shqipëri.
Partia Demokratike nuk është parti e demagogjisë Besa, as e fasadave dhe këtë e ka treguar gjatë qeverisjes së saj me vepra të gjalla, ku për të bashkuar shqiptarët e të gjitha dialekteve, çau malet, megjithë kundërshtimet e ish shefit tënd dhe në të kundërt me z Rama që u mjaftua me dy -tre mbledhje fasadë qeverish dhe me tentativën e tij për coptimin e Kosovës.
Fatëkeqësisht emerimi jot Besa, ishte tërësisht demogagji, tërësisht fasadë, simbolikë aspak e sinqertë. Prandaj, kjo është edhe arsyeja që edhe shkarkimi jot ishte djallëzor, për të mos thënë poshtërues dhe në një ditë shumë simbolike. Megjithatë, një të vertetë the dje, që do të angazhohesh për krijimin e një të majte reale, jo demagogjike si kjo e rilindjes e këtë urojmë e shpresojmë ta bësh me të vertetë.