Kjo është dita e dytë që nxënësit u rikthyen në banka, por duket se numri i mësuesve të infektuar me koronavirus po rritet.
Sipas “Ora News”, dyshohet se 10 mësues kanë rezultuar të prekur me COVID-19 në qytetin e Kolonjës.
Pjesa më e madhe e mësuesve japin mësim në shkollat e qytetit.
Mësuesit kanë shfaqur shenja të virusit dhe janë izoluar në banesat e tyre.
Ndërkohë, edhe në Devoll një çifti bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi.
Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja.
Ditën e djeshme rezultuan pozitivë me COVID 5 mësues në Elbasan, një mësuese në një gjimnaz në Tepelenë dhe sekretarja po në këtë gjimnaz.