Kjo që shihni në foto është banesa ku ndodhi krimi i rëndë mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores.
Viktimë mbeti Jetmira Hasani, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga vëllai i bashkëshortit të saj, Agron Tanushi. Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili menjëherë pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se shkak i konflikti ka qenë një çështje pronësie, ndërsa bashkëshorti i të ndjerës ndodhet emigrant jashtë vendit.
Policia ka rrethuar banesën e familjes siç shihet edhe në foto.