BallinaKryesoreDënimi i ish Kryebashkiakut të Lezhës, reagon PD: Gjykata të qëndrojë larg...

Dënimi i ish Kryebashkiakut të Lezhës, reagon PD: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi

spot_img

Dënimi i ish Kryebashkiakut të Lezhës, reagon Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular