Ish kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Edhe ish kryetari i qarkut Lezhë, Gjok Ndoka është dënuar me 4 vite burg, ndërsa nënkryetari Enver Hafizi është dënuar me 1 vit burg. Ish zyrtarët janë të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.