Europol njoftoi se ka goditur një grup të fuqishëm kriminal shqiptar.
Operacioni i madh ndërkombëtar u quajt LOS BLANCOS.
Sipas tyre, grupi i njohur me emrin ‘Kompania Bello’ ishte ndër më aktivët për trafikun e kokainës në Europë. 20 persona janë arrestuar në 10 vende.
Sipas njoftimit, janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash
Gentjan Manaj i arrestuar në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të arrestuar në Vlorë, Rexhino Ibrahimi, i arrestuar në Durrës dhe Vladimir Lesaj, i arrestuar në Lezhë.