Është tensionuar situata në protestën e naftëtarëve. Ata kanë tentuar të cajnë kordonin e policisë për të hyrë në godinën e MIE-s.
Ashtu sikundër paralajmëruan një ditë më parë, naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sot për të protestuar para MIE.
Ata deklarojnë se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë. Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.
Por ndërsa naftëtarët janë mbledhur për të protestuar, forca të policisë kanë ndërhyrë për të mos lejuar mbajtjen e protestës, për shkak të pandemisë së COVID-19.