Një sherr mes të rinjve në një bilardo është kapur në video. Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, ku duket i riu që në fillim i gjuan me stekë në kokë djalit tjetër para se ta hedhë në tokë me grushte.
Incidenti u shkaktua pasi viktima hodhi topin e çokut nga tavolina e bilardos. Aq mjaftoi që të niste sherri.
Personat rreth e rrotull u përpoqën që të ndajnë djemtë që ziheshin. Duket se i riu që mori goditjen e stekës në kokë reagon çuditshëm para se të rrëzohet në tokë.
Agresori nuk ndalet me aq dhe fillon ta godasë pa reshtur. Ngjarja ndodhi në Angli.