Nga Alfrida Marku
Rilindja, Rama dhe disa “politikanë” të tjerë që kurrë nuk u bënë burra shteti, por u “trimëruan” me kriminelë përkrah, me çdo kusht e çmim nuk duan të lëshojnë pushtetin. Ashtu sikurse dy vite më parë menduan se po në këtë mënyrë do mund të merrnin drejtimin e Institucionit të Bashkisë Lezhë!
Gjithçka për konsum publik dhe politik! E ndërkohë pas 2 vitesh proçes, ende ska (dhe s’mund të ketë) një provë të vetme që vërteton të kundërtën! Një provë të vetme që konfirmon akuzën, e cila nuk është penale por vetëm politike.
Është e qartë:
Institucioni i Bashkisë nuk ka tagër të shqyrtojë apo detyrim të verifikojë vërtetësinë e një Amtp (akti marrjes së tokës në pronësi) të lëshuar para vitit 2015 (reformës territoriale). Nëse po, Gjyqtarët e Prokurorët e Rilindjes duhej ta kishin gjetur një praktikë të tillë!
Institucione të tjera, si Zvrpp të cilat detyrimisht disponojnë kopje analoge të çdo Amtp-je, e kanë këtë tagër, madje detyrim pasi është i vetmi institucion vendimmarrës e përgjegjës për regjistrimin.
E VËRTETA NUK MUND TË FSHIHET!
As nga përpjekjet e fundit të qeverisjes kriminale për të sulmuar kundërshtarët politik, duke instrumentalizuar edhe sistemin e Drejtësisë.
As nga Gjykatat, në zyrat e të cilave ende ka gjyqtarë të ndodhur nën presionin e vetingut! Gjyqtarë të pa kualifikuar, të emëruar që prej sistemit monist, që duan me çdo kusht të mbeten aty!
As nga Policia e Prokuroria të cilat prej vitesh ruajnë dhe mbrojnë me rradhë drogën në Lezhë! Që nuk guxojnë të hetojnë vjedhjen e masakrën ndaj votës së qytetarëve! Që nuk guxojnë të hetojnë korrupsionin në institucione, plagosje e deri edhe vrasje të bujshme.
Që nuk guxojnë të hapin dosjet ku rilindas pjesë e krimit janë bërë “gabimisht” pronarë edhe të trotuareve në zona bregdetare!
Që nuk i shërbejnë Shtetit, por Krimit dhe Pushtetit!
Nuk është vështirë të skanosh Lezhën! Aq më tepër nëse 10 vitet e fundit ke qënë banor i saj.
E vërteta nuk mund të fshihet dhe DREJTËSIA E LIRË DHE E PAVARUR do e konfirmojë këtë!
Ndonëse dëmet që Rilindja i solli këtij vendi do duhen vite të rekuperohen, pa diskutim Lezha shumë shpejt do ti rikthehet zhvillimit!