Aeroporti i Rinasit ka bërë të ditur në faqen e tij në facebook 18 fluturimet që janë konfirmuar për ditën e nesërme (19 shtator 2020). Fluturimet janë drejt vendeve Gjermani, Serbi, Itali, Austri, Turqi etj.
Po ashtu aeroporti i bën thirrje të gjithë udhëtarëve që paraprakisht të kontaktojnë kompaninë me të cilën kanë prerë biletën, ndërsa theksohet se për shkak të rregullave të diktuara nga situata e pandemisë jo të gjithë qytetarët lejohet të udhëtojnë.
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese”, shkruhet ndër të tjera.
Postimi i plotë:
18 Fluturimet e konfirmuara për datën 19.09.2020 ⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Shtune janë:⠀⠀
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
✈️SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
✈️Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
Ju faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport