Një mjet tip “Porche Cayenne” e tipit të fundit është gjetur e braktisur në rrethinat e qytetit.
Mjeti u ndoq mbrëmjen e shkuar nga policia dhe drejtuesi nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga ana e forcave RENEA.
Mësohet se mjeti ishte marrë me qira dhe pronari i makinës, ka deklaruar se nuk kishte pas kontratë me personin që e kishte marrë për ta shfrytëzuar.
Siç njofton gazetarja e “Panorama” në Elbasan, pronari ka deklaruar se nuk kishte mbajtur as kartën e identitetit të personit që e drejtonte.
Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet duke u bazuar tek të dhënat fizike që ka dhënë qiradhënësi. Ende nuk dihet nëse automjeti është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.