BallinaAktualitet“Me gjoks flakën ja shuajmë topit, jemi gjaku Kastriotit!”, Meta mesazh nga...

“Me gjoks flakën ja shuajmë topit, jemi gjaku Kastriotit!”, Meta mesazh nga Zall Dardha: Zot t’i dalim këtij vatani…

spot_img
spot_img

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, emocionet qe ka marre nga vizita e bere ne Zall Dardhë, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri.

Aty ka vendosur lule dhe eshte përulur para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve.

“Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”- shkruan Meta.

Mesazhi i Metes

I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:
“Me gjoks flakën ja shuajmë topit,
Jemi gjaku Kastriotit!”
Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.
Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.
Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”🇦🇱

meta2meta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular