Operacioni Los Blancos, ku u godit karteli shqiptar më i madh i kokainës, vuri në pranga kreun e saj Eldi Dizdari.
Lidhur mbi ngjarjen ka folur koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait ka treguar se pas informacioneve nga Italia, shqiptari po mbahej në monitorim për cdo lëvizje që bënte.
“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin”, tha koloneli Al Qamzi, ndërsa shtoi:
“Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare”.
Koloneli shpjegoi se Eldi Dizdari do t’i dorëzohet autoriteteve italiane të Interpolit.
Shefi i policisë së Dubait gjithashtu vlerësoi përpjekjet e bëra nga departamenti i përgjithshëm i ekipit të hetimeve, i cili lokalizoi, gjurmoi dhe ndaloi të dyshuarin.