Është arrestuar pas disa orësh në kërkim, 20-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri shtetasin Spartak Beqaraj, në zonën e Astirit në Tiranë.
A.M, e qëlloi 45-vjeçarin pas një konflikti të çastit, ndërsa ky i fundit po qëndronte në pallatin e tij. Nuk ka ende të dhëna çfarë e shtyu të riun drejt këtij akti.