Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në bregdetin romak, në Torvaianica. Dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri në mes të turmës së pushuesve.
Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.
Njëri prej tyre zbriti, me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, tashmë i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.
I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me ambulancë ajrore në spitalin San Camillo në Romë. Dy vrasësit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.