Nga Ardit Gjinali
Pjesëmarrja aktive është thelbësore për shëndetin politik të një shoqërie demokratike; është angazhimi i qënësishëm për ruajtjen dhe përmirësimin e sistemit demokratik duke ushtruar presionin e duhur pozitiv për parandalimin e çdo shfaqjeje regresive që kanë si objekt orekset e pakontrolluara politike të qeverisjes. Pushteti është i prirur të tentojë shtimin e influencës dhe fuqisë politike përtej kompetencave kushtetuese që parashikohen për atë ekzekutiv; një shoqëri mendësisht demokratike duhet të reagojë mohueshëm ndaj secilës rrëshqitjeje/ qëllimisht lajthitjeje politike të pushtetit. Individi, si elementi njerëzor thelbësor i shoqërisë ka misionin shoqëror të , pjesëmarrjes, angazhimit dhe reagimit;- nuk mund ta ndryshojë i vetëm shoqërinë, por e tilla përbëhet nga bashkësia dhe bashkimi i të njëjtëve; të tillët që kanë misionin e mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe si rrjedhim të të gjithë shoqërisë, gjithashtu.
Individi i angazhuar është shprehja më e lartë e misionit patriotik të mbrojtjes së një shoqërie; është përpjekja e vërtetë për mbrojtjen e sistemit demokratik përmes ekzistencës së të cilit mbrohet dhe liria individuale dhe shoqërore, gjithashtu. Misioni i angazhimit në mbrojtje të vlerave më të rëndësishme të lirisë përmes pjesëmarrjes thelbësore dhe jo mekanike është njëjtë i rëndësishëm me misionin e mbrojtjes së kufijve politikë të atdheut, pavarësisht natyrës së ndryshme të angazhimit; një vend i pavarësuar apo i çliruar në kufijtë e tij politikë nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse liria individuale dhe shoqërore është e shkelur dhe e cënuar; nëse autokracia ka ngritur krye dhe tentohet të shuhet shpresa e ndryshimit përmes shkurajimit të angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare që janë ndër mekanizmat e përdorur nga e tilla në rrugën e saj të instalimit tërësor.
Autokracia është simboli politik i errësirës që përjeton një shoqëri si shkak i lindjes, zhvillimit dhe instalimit së të tillës; shtrirja e saj ka origjinën në uzurpimin e hapësirave të boshllëkut politik që mbetet i pranishëm në çdo sistem demokratik; goditja ndaj hallkave më të dobëta të trupit politik duke depërtuar dhe gangrenizuar tërësisht trupin e shëndetëshëm politik të një sistemi demokratik; demokratike dhe institucionaliste në fasadë deri në stinën që arrijnë fitoren politike përmes garës demokratike në zgjedhje të lira, por tërësisht anarkike në thelb duke u rrekur të zhbëjnë të gjithë rendin demokratik institucional dhe duke uzurpuar shtetin përmes pushtetit.
Bota po përballet me zhvillime politike të cilat kanë ngritur më shumë se dilema mbi perspektivën e zhvillimit shoqëror; efektivitetin e demokracisë, rrezikun e populizmit dhe stabilitetin e kërcënuar. Vendi ynë nuk mbetet jashtë kontekstit të zhvillimeve ndërkombëtare pavarësisht specifikave sociale, ekonomike dhe politike. Këto 7 vite janë katalogu i trishtë i përpjekjeve të një pushteti keqqeverisës për shkurajimin e pjesëmarrjes dhe angazhimit qytetar përmes relativizimit, barazimit dhe njehsimit të të gjithë spektrit politik pavarësisht përgjegjësisë së vërtetë të secilit faktor politik dhe aktor qeverisës, gjithashtu.
Shqipëria e sotme ndjen nevojën e rritjes së angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare, thirrjes në apel të ndërgjegjes qytetare, mbrujtjes së shpresës dhe besimit tek e ardhmja, flakjen me neveri së ofertave të kompromiseve të vogla, shkundjen nga qetësia e gënjeshtërt që kamuflon një stuhi të vërtetë që shkaktohet nga keqqeverisja, ndryshimin e qasjes ndaj politikës- e tilla që duhet të shihet si zgjidhja, dhe jo problemi; një politikë që do të përmirësohej dhe do të korrigjohej përmes rritjes së angazhimit dhe pjesëmarrjes së individit në proçeset demokratike dhe shoqërore, gjithashtu.
Partia Demokratike dhe lideri i saj, zoti BASHA kanë shpallur vizionin për hapjen e partisë dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së flukseve shoqërore; një hap i rëndësishëm dhe një ftesë për një kontribut të shtuar në funksion të vizionit të një individi shoqërisht të fortë, një Shqipërie që punon, një Republike ndryshe dhe thellësisht demokratike, të vizionit të ditëve më të mira që nuk mund të materializohet pa angazhimin dhe pjesëmarrjen e individit si themel i shoqërisë. Angazhim i shtuar individual në funksion të një bashkimi të madh me shpresë, vullnet dhe besim për të arritur rrëzimin e autokracisë. Bashkë sepse ka ende shpresë…..