Pas shtimit të rasteve me COVID, Greqia ka rikthyer sërish masat kufizuese.
Raportohet se duke nisur nga dita e hënë, në Greqi nis një valë tjetër masash shtrënguese, kryesisht në kryeqytetin Athinë.
Kështu nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 9 persona; në dasma dhe funerale nuk lejohen më shumë se 20 persona, ndërsa mbyllen kinematë dhe koncertet por jo teatrot.
Ndërsa i është kërkuar sektorit publik dhe privat që 40% e punonjësve të punojnë nga shtëpia.
Sa i përket personave mbi 65 vjeç, u është kërkuar që të mos përdorin transportin publik dhe të mos takohen njeri për të paktën 14 ditë.
Këto masa, siç raportojnë mediat greke, do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 3 tetor.
Ditën e sotme Greqia regjistroi 170 raste të reja dhe 7 viktima nga koronavirusi.