BallinaAktualitetCovid 19 “futet” në shkolla e gjimnaze. Ja rastet në Vlorë, Gjirokastër...

Covid 19 “futet” në shkolla e gjimnaze. Ja rastet në Vlorë, Gjirokastër e Bulqizë

spot_img

Me nisjen e vitit të ri shkollor regjistrohen edhe rastet e para të infektimeve.

Me poshte po raportojmë rastet e evidentuara sipas qarqeve.

Kështu në Gjirokastër, është regjistruar një rast me Covid 19 në gjimnazin “Siri Shapllo”, në vitin e të. Mësohet se është bërë tamponimi i nxënësve të klasës dhe kontakteve.

Po ashtu në Bulqizë rezultojnë pozitiv me Covid 19 5 mësues në shkollën “Shefqet Tançi”.

Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit. Ndonëse në shkollën “Shefqet Tançi” janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje.

Covid 19 ka prekur edhe universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Mësohet se në këtë universitet janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 disa persona në këto ditë të fundit. Ata momentalisht janë karantinuar teksa është bërë dhe dezinfektimi i ambjenteve të universitetit. Universiteti i Vlorës ka 3 godina të tij,por edhe infermieria është zhvendosur në një tjetër ambjent,ku në fakt dyshohet që dhe aty të ketë raste me Covid 19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular