Një fasoneri është mbyllur në Pogradec, pasi tre punonjëse kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Punonjëset janë karantinuar dhe janë marrë tamponët nga kontaktet e afërta.
Në këtë qytet janë infektuar, po ashtu, edhe dy infermiere që punonin në fshatra, të cilat ndërkohë janë zëvendësuar nga dy kolege të tjera. Sa i përket sistemit arsimor është njoftuar për një nxënës i cili është së fundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.