Katër ushtarë kamerunë janë dënuar me 10 vjet për rolet e tyre në vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve në 2015.
Vrasjet u kapën në një video që qarkulloi në 2018, e cila tregoi viktimat duke u mbuluar me kapuçë dhe duke u qëlluar.
Qeveria fillimisht hodhi poshtë pamjet si “lajme të rreme”, por më vonë arrestoi shtatë ushtarë.
Një hetim nga “BBC Africa Eye” tregoi se ngjarja ndodhi në një fshat në veriun e largët të Kamerunit.
Në video, ushtarët shihen duke akuzuar gratë për përfshirje në Boko Haram, grupin militant islamik kryengritja e të cilit në Nigerinë fqinje ishte përhapur përtej kufirit.
Viktimat, të cilat përfshinin edhe një foshnjë, ecin në një rrugë me pluhur, me sytë e lidhur dhe qëllohen 22 herë.