Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat, është gjetur pa shenja jete, ndihmës-anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.