Një shofere e re ka përplasur dhe lënë në rrezik për jetën një burrë të moshuar tek vijat e bardha, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Por kur mori vesh se personi të cilin kishte përplasur ishte vjehrri i saj, mbeti e shokuar. Fatheha Begum Abedin ishte shpërqëndruar në timmon se po përdorte telefonin e saj kur përplasi 61-vjeçarin në Leicester.
Por në vend që të ndalonte ta ndihmonte, ajo vazhdoi të ngiste makinën. Incidenti tronditës u kap në kamerat e sigurisë dhe bëri që policia të vihej menjëherë pas drejtuesit përgjegjës.
Ajo filloi të sajonte një sërë gënjeshtrash për të mbuluar atë që kishte bërë.