Gazetari Julian Kasapi ka treguar në Open eksperiencën e tij të një viti më parë kur shkoi në brendësi të kampit sirian Al-Hol ku jetojnë shumë gra e fëmijë shqiptarë.
Ai tregoi kushtet katastrofike në të cilat jetojnë njerëzit atje dhe kërcënimet e ditëpërditshme me bomba apo xhihadistë.
“Gjendja e tyre nuk është e mirë, kushtet aty janë në zgrip të mbijetesës, aty nuk ka ujë, nuk ka kushte higjenike, në kamp ndodhin 2-3 vrasje në ditë. Para se të hyja në kamp u gjet një çantë bombë.
Aty vriteshin ushtarë, futeshin xhihadistë të veshur si gra e kryenin vrasje. Imagjinoni si është jetesa në ato kampe. Të gjithë fëmijët e nënat e tyre duhet të kujdeseshin për kaq shumë gjëra njëkohësisht. Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, seksioni i të huajve që janë të radikalizuarit. Çanta ishte e lyer me gjak dhe shkruhej: “Na prisni po vijmë për ju”. Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin,” rrëfeu Julian Kasapi.
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2020/09/22/bombe-e-lyer-me-gjak-dhe-xhihadiste-te-kamufluar-si-gra-gazetari-tregon-tmerret-ne-kampin-al-hol/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2020/09/22/bombe-e-lyer-me-gjak-dhe-xhihadiste-te-kamufluar-si-gra-gazetari-tregon-tmerret-ne-kampin-al-hol/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2020/09/22/bombe-e-lyer-me-gjak-dhe-xhihadiste-te-kamufluar-si-gra-gazetari-tregon-tmerret-ne-kampin-al-hol/ […]
Comments are closed.