BallinaAktualitetMjeku Pipero: Ja çfarë mund të sjellë rimbylljen e shkollave

Mjeku Pipero: Ja çfarë mund të sjellë rimbylljen e shkollave

spot_img

Mjeku Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjen e sotme rrethanat që mund të dërgojnë në rimbylljen e shkollave për shkak të Covid-19.

Pipero tha se shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik.

“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, u shpreh ai në A2.

Infeksionisti theksoi se mbyllja nuk është zgjidhja më e mirë, por sipas tij ishte një zgjidhje e detyrueshme për të përballuar fillimin e krizës.

“Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”, theksoi mjeku./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular