Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë që po ndodh në Elbasan.
Burime nga policia thanë se në lagjen ‘11 nëntori’ është njoftuar për një konflikt familjar.
Në vendngjarje kanë shkuar shqiponjat dhe Patrulla e Përgjithshme dhe personi që ka bërë konflikt në familje, po qëllon me armë drejt policise
Forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bëjnë thirrje personit te dorëzohet.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit po nisen menjëherë FNSH dhe forcat e specializuara të RENEA-s.
Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo të dëmtuar.