Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71 vjeçarit Lefter Zhidru i cili u ekzekutua pasditen e të enjtes nga RENEA, mund të hetohet nga prokuroria për vepren penale moskallëzim krimi.
Korespondentja e Panorama konfirmon se pas denoncimit qe ajo beri sot ne Polici, per shkak se ishte dhunuar nga i moshuari, dhe kur Lefteri nisi te shtenat mbi efektivet, ajo eshte pyetur te tregonte cfare mbante ne shtepi ish-burri i saj pervec armes me te cilen po qellonte.
Mësohet se ajo ka thënë per policinë se ish-bashkëshorti i saj kishte vetem kallashnikovin.
Por pas operacionit te RENEA, grupi hetimor gjeti ne shtepine ku qendroi i ngujuar per pese ore i moshuari, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.
Por me pas, gjate marrjes ne pyetje, Floresha i ka qendruar versionit te pare, duke deklaruar se nuk e dinte faktin qe ne banese ndodheshin keto municione.
Edhe vajza e saj gjithashtu ka mohuar te kete pasur dijeni se ne banese kishte municione.