Mëngjesin e së enjtes, një shqiptar 47-vjeçar nga Kosova në Zvicër, ka mbetur i vdekur pas një zënke në familje, ndërsa janë lënduar gruaja dhe e bija e tij.
Autoritetet zvicerane kanë arrestuar të bijën e tij 18-vjeçare, pasi ajo akuzohet se e vrau babanë, shkruan Blick.ch.
Sipas “20.minuten”, bëhet fjalë për një 47-vjeçar, që është lindur në Kosovë dhe është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.
“Unë e njoh atë dhe familjen e tij gjatë”, ka thënë një nga punëtorët e M.B. “Kurrë nuk ka pasur zënka. Ishin njerëz shumë paqësor. Është e trishtueshme çfarë ka ndodhur”.
Siç ka rrëfyer ai, B. kishte ardhur si 16-vjeçar nga Kosova në Zvicër dhe me bashkëshorten kishte dy fëmijë, një djalë e një vajzë.
“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, ka thënë punonjësi.
Edhe vajza e tij ka thënë se planifikonte të studionte e bashkëshortja punonte në firmën e B.
Në Facebook B. kishte postuar në të kaluarën shumë foto me familjen. Para 15 orëve kishte postuar një foto duke tymosur një cigare.