BallinaKryesoreFrika e Edi Ramës nga listat e hapura!

Frika e Edi Ramës nga listat e hapura!

spot_img
spot_img

Nga Gerti Bogdani

Sot që diskutohet ndryshi mi i sistemit zgjedhor, dy janë frikërat më të mëdha të Edi Ramës. E para, koalicionet parazgjedhore dhe kjo është më se e qartë përse!
Aritmetika e thjeshtë e nxjerr që sot humbës qoftë edhe me rezultatin e fitores së tij të thellë në 2017-ën.E dyta, që për mendimin tim, kërkon edhe më shumë vëmendje, janë listat e hapura!
Dhe kjo në dukje mund të duket çudi, sepse në pamje të parë nuk duhet të përbënte problem për një lider autokratik e diktatorial që partinë e tij e ka të kapur e të mbërthyer hermetikisht, ashtu sikurse ka kapur pothuaj çdo pushtet të mundshëm në Shqipëri!
Në dukje mund të mos duket problem, për sa kohë ka komikë e komike që i bëjnë fresk nga mëngjesi deri në darkë vonë “Skënderbeut” socialist, vizionarit që frymëzon kryetarin zdroms të Bashkisë apo liderit global.
Jo, frika e Edi Ramës nga listat e hapura nuk vjen natyrshëm nga frika që do të kishte çdo kryetar partie – ajo e zvogëlimit të pushtetit partiak dhe të kontrollit të partisë! Këtë ai e ka zgjidhur që herët, ku me tallje e ofendime, ku me dhunë e kërcënime, ku me joshje e blerje, e ku me dënime e ndëshkime! Frika e tij qëndron te mundësia që listat e hapura i japin kundërshtarit politik, opozitës në tërësi dhe Partisë Demokratike në veçanti.
Kjo sepse listat e hapura do t’i jepnin Partisë Demokratike mundësinë për të hyrë në garën e ardhshme elektorale me 140 ‘kuaj beteje’ në terren!
Me listë të plotë njerëzish në garë në çdo qark, ku të gjithë luftojnë dhe kontribuojnë maksimalisht për zgjedhjen dhe fitoren personale, e rrjedhimisht për atë partiake! Ku zgjedhësit kanë mundësi reale të zgjedhin atë që dëshirojnë t’i përfaqësojë në Parlament dhe nuk rrinë apatikë, pa shkuar te kutia e votimit me justifikimin që lista nuk i përfaqëson. E nëse listat janë plotësisht të hapura 100%, Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi i krijohet plotësisht kjo mundësi. Shto këtu edhe faktin që PD-ja për nga vetë fakti i të qenit në vitin e tetë të opozitës, ka natyrshëm mundësinë dhe shansin e një liste të pastër.
Në sensin që ka brenda saj individë jo vetëm të përgatitur, por mbi të gjitha, të pastër, të papërlyer, me integritet dhe potencial. E jo vetëm, po kështu ka mundësinë që individë të tillë t’i afrojë edhe nga jashtë radhëve të saj, qoftë nga shoqëria civile apo bota akademike, të cilët kanë qenë të angazhuar për të ngritur zërin e qytetarëve dhe advokuar për të zgjidhur problemet e tyre. Listat e mbyllura nuk do ta lejonin plotësisht këtë gjë!
E në këtë rast, sa më të spikatur individët dhe sa më të barabartë përpara zgjedhësve, të pandikuar nga renditja e listës në rastin e një liste të mbyllur, aq më efikase fushata elektorale dhe maksimalizimi i votës qytetare.
Besoj që këtë e ka treguar koha dhe historia e zgjedhjeve në Shqipëri. Partia Demokratike ka fituar gjithmonë me individualitete të forta e të spikatura. Kështu ndodhi edhe ne zgjedhjet e 2005-ës, me gjenialitetin e hapjes së PD-së dhe krijimin e KOP-it, ku individë të rinj e me potencial dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në atë fitore!
Gjë që me sistemin e sotëm mund ta lejojnë vetëm listat 100% të hapura, ndërkohë që e bëjnë të pamundur listat e mbyllura! Situata e sotme është e ngjashme edhe në një aspekt tjetër me atë të 2005-ës. Përballë kësaj oferte të mundshme të opozitës, qeveria ka vetëm një ofertë shterpë. E vetmja ofertë sot, pas rilindjes, timonit e tepsisë, duket sikur është vetëm rokada nga drejtor doganash në deputet e anasjelltas!
E sikundër dihet, historia shpesh përsëritet, e kështu Edi Rama ka frikë disfatën e pashmangshme në zgjedhjet e ardhshme. Ndaj ka frikë koalicionet parazgjedhore, ndaj ka frikë listat plotësisht të hapura, e ndaj ka frikë në tërësi zgjedhjet e pastra e të lira!
Por sidoqoftë, pavarësisht artificave, që po mundohet të kalojë me nxitim për t’i përdorur si paterica për një mandat të tretë, jam i bindur që shqiptarët të gjitha kusuret do t’ia kthejnë mbrapsht; dhe përballë një oferte më të mirë si në program, por sidomos në ekip, të opozitës në tërësi dhe Partisë Demokratike në veçanti, Edi Ramën do ta nxjerrin, mbase jo në pension artistik, por me siguri në pension politik
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular