BallinaOP EDPolicia që s'duam... e degraduar profesionalisht dhe e keqpërdorur nga politika !

Policia që s’duam… e degraduar profesionalisht dhe e keqpërdorur nga politika !

spot_img
spot_img
Nga Xhemal Gjunkshi

Ngjarja e sotme i vuri kapakun një jave plot vrasje , akte terroriste , aksidente dhe larje hesapesh mes të fortësh ,kriminelësh apo bandash !
Është e turpshme dhe aspak profesionale mënyra se si vepron policia e Shtetit me një “plak në krizë nervore ” apo me një kriminel rruge nga ato të llastuarit e partisë ,ndërsa me dhjetfishin e forcës ndërhyn për të shtypur banorët e Bregut të lumit , Unazës së Re ,artistët që mbronin teatrin apo protestuesit e opozitës.
Imagjinoni ku e kanë ulur profesionalizmin e policisë , aq sa një “plak” merr peng jo vetëm shtëpinë e tij , por gjithë lagjen , gjithë qytetin madje merr vëmendjen e gjithë opinionit publik në gjithë vendin.
Imagjinoni një polici e politizuar në çdo “qelizë”, një polici partiake të specializuar vetëm për fushata e vjedhje votash , dhe aspak profesionale për misionin që ka ,ruajtjen e rendit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve .
Rasti i sotëm në Elbasan tregoi edhe një herë nivelin e ulët profesional të policisë së shtetit,të cilët nuk ishin të aftë të mbronin as qytetarët dhe as veten përballë një 71 vjeçari icili pasi plagosi 2 të rinj ,kalimtarë të rastit rezistoi mbi 5 orë deri sa e ekzekutoi RENEA.
Është rasti që të rishikohet me përparësi forca policore , të zgjidhen policë profesionistë ,të lihen të lirë të bëjnë punën si duhet dhe të mos keqpërdoren politikisht.
Nuk bëhet policia e shtetit me militantë !
Kjo trupë policore është thjesht një makineri vjedhje votash dhe aspak për misionin e vet.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular