“Panorama” publikon videon e filmuar në muajin prill të këtij viti, ku shfaqet Lefter Zhidru me bashkëshorten e tij, Floreshën, teksa konfliktohen me disa banorë të lagjes “11 Nëntori”.
Gjatë pandemisë, i moshuari që u ekzekutua ditën e djeshme nga RENEA, kishte telefonuar policinë në orët e mbrëmjes sepse ndihej i shqetësuar nga zhurmat që bënin të rinjtë.
Siç dhe dëgjohet në video, edhe pse në praninë e uniformave blu, Floresha dhe Lefteri nuk ngurojnë të vijojnë debatin me tone të larta me të rinjtë, duke u thënë atyre se ‘do të shihemi në gjyq’.
Në debat e sipër, i riu që filmon videon i thotë 71-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij se i kishin ditët e numëruara.