Një automjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë- Pogradec, afër fshatit Sovjan.
Në automjet udhëtonin shoferi me bashkëshorten e tij.
Pas përplasjes ata janë dërguar në spital për të marrë mjekim. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.