Kryeministri Edi Rama një ditë pasi konfirmoi se do të jetë sërish në Vlorë si kandidat për deputet ka zhvilluar dy mbledhje në qytetin bregdetar.
Në cilësinë e kryetarit të PS, Rama ka mbledhur drejtorët dhe asamblenë e PS në këtë qytet.
Ditën e djeshme Rama hodhi poshtë zërat se mund të shkonte në Durrës meqënëse u zgjodh dhe drejtues politik i këtij qarku. Por Rama do të jetë sërish në Vlorë, ashtu si në 2013 dhe 2017 për të fituar një mandat të 3-të deputeti në këtë qark.