Hermes Nikaj është mbyllur në shtëpi pasi gjykata dha masën “arrest shtëpie” ndaj tij.
Por “Zogu i Tiranës” është përballur me një hall të madh, teksa qëndron i izoluar brenda.
Ai postoi një foto në rrjetet sociale me flokët dhe mjekrën e rritur, dhe u shpreh se është bërë për të shkuar tek berberi por nuk del dot.
“Në ‘arrest shtëpie’, jena bo içik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo 😉”- shkroi Hermes Nikaj krahas imazhit.
Ai u lirua nga paraburgimi i 313-ës në muajin maj pas qëndrimit rreth 5 muaj e gjysmë brenda, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Ndaj tij vazhdon të jetë në fuqi masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, pa të drejtën që të dalë nga shtëpia, veçse për arsye shëndetësore dhe emergjente, gjithnjë me leje nga gjyqësori.
Kujtojmë që Hermes Nikaj u ndalua në një dhomë hoteli jashtë Tirane me partnerin e tij nga Mamurrasi, që sipas mediave ishte një sipërmarrës i njohur.
Sipas portaleve asokohe, ai u kap i zhveshur në momentin kur ndërhyri Policia, me një zotëri nga Kurbini. /Panoramaplus.al