BallinaKryesoreU përjashtua nga kandididimi, flet ish-kryebashkiaku: Ishte proces i ngatërruar! Nuk e...

U përjashtua nga kandididimi, flet ish-kryebashkiaku: Ishte proces i ngatërruar! Nuk e kanë kuptuar mirë…

spot_img
spot_img

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, pretendon se anëtarësia e PD-së nuk ka qenë e mirinformuar për votimin e kandidatëve, ndaj edhe është skualifikuar.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën “Panorama”, Shehu shprehet se ka pasur ngatërrime gjatë votimit. Ndërkohë, shton se nuk e priste që të skualifikohej.

Z. Shehu, jeni skualifikuar nga gara?

Bashkim Shehu: 
Aty ka mbaru votimi, por është komisioni që vendos.

Cili komision?


Bashkim Shehu: 
Është komisioni lart aty. Ata i numërojnë votat, por unë jam poshtë 20%. Plus që janë ngatërruar. Ka qenë një proces i ngatërruar ky. Anëtarët, duke votuar emrin tim, kanë menduar se po më bëjnë mirë. Ka qenë pak si votim i ngatërruar.

Pra, ju mendoni se anëtarët e PD-së nuk kanë qenë të informuar mirë për procesin e votimit?

Bashkim Shehu: 
Nuk e kanë kuptuar mirë këtë proces, sepse është hera e parë që përdoret ky proces votimi në Shqipëri, nuk është përdorur në asnjë çështje votimi tjetër. Plus edhe ngaqë ka qenë si ditë e parë dhe…. gjithsesi unë jam poshtë 20%, dhe tani e ka komisioni në dorë. Ka pasur votë kontestuese por…

Sa anëtarë kanë votuar kundër?

Bashkim Shehu: Ende nuk i kanë mbyllur procesverbalet. Nuk është se kemi qëndruar aty me thënë të drejtën.

Ju e keni pritur që të merrnit kaq vota kontestuese për t’ju skualifikuar?


Bashkim Shehu: 
Jo, kush e priste. Askush nuk pret votë kontestuese. Por ngaqë ka qenë si ngërç, edhe prandaj. Nuk është se janë dy kandidatë dhe fiton njëri, por janë 5 dhe votohet për skualifikim, është pak si e paqartë kjo. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular